Në një botë futbolli të detyruar të mendojë për një merkato me kosto të ulët, ekzistojnë klube, dy ose tre më së shumti, të cilët ende mund t’i lejojnë vetes të ëndërrojnë. Një nga këto është Paris Saint Germain. Me ndryshimin e trajnerit, dhe ardhjen e Pochettinos, po mendohet tashmë për ekipin e vitit të ardhshëm dhe objektivat janë gjithçka tjetër veç modeste … Përveç ndjekjes së Messit (i cili ka vetëm Parisin ose City, si vende të mundshme për pas Barcelonës), po punohet për një marrëveshje me Sergio Ramos (gjithnjë e më shumë i gatshëm të mos rinovojë me Realin për shkak të politikës me ulje page të Florentinos) dhe gjithashtu është duke u menduar edhe për dy të preferuar të trajnerit të ri: portierin francez Lloris dhe mesfushori anglez Dele Alli, të dy nga Tottenham.
Il Sun ka hipotezuar formacionin titullar të PSG-së së ardhshme. Një ekip i denjë, në letër, për të hyrë direkt në mesin e formacioneve të destinuara për të shënuar historinë e këtij sporti. Në portë Lloris, një linjë me katër formuar nga Dagba, Sergio Ramos, Marquinhos dhe Bakker, një mesfushë me Verratti, Gueye dhe Dale Alli dhe një super sulm me Messi, Mbappé dhe Neymar. Do të jetë thjesht fantazi futbolli por, edhe si hipotezë, nuk është aspak keq…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




