Është përcaktuar kalendari i Serie A për edicionin 2020/2021. Në javën e parë Juventus do të luajë kundër Sampdorias. Napoli do të luajë në Parma, ndërsa Milan i Pioli do të presë Bologna. Start në ngjitje për bardhezinjtë me Roma e Napoli në javën e dytë e të tretë. Në të katërtën, 18 tetor, pas pauzës për kombëtaret, do të luhet derby i Milanos Inter-Milan. Mbyllja është po aq emocionuese me derbin e Italisë në kalendari në javën e parafundit, ndërsa në të fundit Milan do të sfidojë Atalanta.

Derbi i kryeqytetit, Lazio e Roma do të zhvillohet në javën e 18 të parashikuar për në 17 janar 2021. Ndeshjet në mesjavë do të zhvillohen më 16 dhjetor, 23 dhjetor, 6 janar, 2 shkurt, 21 prill dhe 12 maj. Për shkak të fillimit me vonesë, nuk do të ketë pushim të zgjatur për Vit të Ri.
Edhe La Liga e sezonit 2020-21 ka marrë tashmë formë me shortin e kalendarit. Kampionati spanjoll do të nisë në fundjavën e 12-13 shtatorit me kampionët në fuqi të Real Madrid që do të përballen menjëherë me Getafe në një derbi ndërqytetës. Të sapoardhurit në Liga, Elche do të luajnë në Camp Nou kundër Barcelonës, ndërsa Atletico Madrid i Simeone do të presë Sevilla që sapo ka fituar trofeun e Europa League.
Clasico i parë Barcellona-Real Madrid do të jetë në fundjavën e 25 tetorit. El Clasico e parë pa dyshen Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. Real Madrid e Atletico Madrid do të sfidohen në fundjavën e 13 dhjetorit në Bernabeu. Dy skuadrat e tjera të sapongjitura, Cadiz e Huesca, rikthehen në Liga duke sfiduar respektivisht Osasuna e Villarreal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




