Gazeta Si – “Fitimi i Kupës së Amerikës ka ndryshuar gjithçka”, – thekson Lionel Mesi. Në një intervistë për një televizion meksikan ai ka folur për ambicjet e Argjentinës në prag të Botërorit të Katarit.
“Është formuar një grup shumë i bukur, një grup shumë i fortë me ide të qarta, – vazhdon sulmuesi i PSG-së. – Dimë si ta luajmë çdo ndeshje dhe mendoj se diferenca më e madhe në krahasim me ekipet e mëparshme është te fati i të fituarit të Kupës së Amerikës.

Kur fiton, gjithçka ndryshon, punon ndryshe dhe gjërat automatikisht shkojnë ndryshe. Edhe në të kaluarën Argjentina ka pasur skuadra shumë të forta, kanë luajtur mirë në Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës, por nuk kanë qenë me shumë fat për t’i fituar këta trofe. I vetmi ndryshim që shoh te ky grup është se ka pasur fatin e fitores.
Kam marrë goditje të mëdha në të kaluarën, duke humbur finale të Kupës së Botës dhe të Amerikës. Për këtë jam kritikuar rëndë për shumë kohë”, – ka thënë mes të tjerash Mesi, i cili tani synon të fitojë edhe Kupën e Botës në Katar.
Argjentinasi ka folur edhe për raportin me Nejmar dhe Mbape në skuadër: “Me Nejmarin merremi vesh përmendësh, jemi argëtuar te Barcelona për shumë vite. Tani jemi sërish bashkë në Paris.
Mbape është një bishë e vërtetë në fushë, i fortë në duelet një kundër një, kërkon hapësirën, vrapon shumë shpejt dhe ka instiktin e golit. Është lojtar i kompletuar, e ka treguar se do të jetë mes më të mirëve në botë në të ardhmen”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




