Kosova

Mesazhi prekës i Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij: Nga Haga të them mirupafshim në parajsë!

Gazeta Si – “Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”! Ky është mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën me lule për babanë e tij, Haxhiun, i cili ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare,

Babai i Hashim Thaçit u varros në fshatin Brojë të Skenderajt, ndërkohë që në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, miq, dhe personalitete politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Por vetë Hashim Thaçi nuk ka mundur të merrte pjesë në këtë moment të dhimbshëm, për shkak të refuzimit të kërkesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ky vendim i Speciales ka ngjallur reagime të shumta mbrëmë, duke e quajtur si çnjerëzore.

Megjithatë, ai i ka dërguar një kurorë me lule me një mesazh emocionues ku shkruhet: “Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

Pak ditë para vdekjes, ish-presidenti erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij në QKUK i cili ishte i shtrirë aty për disa ditë për shkak të gjendjes shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë