Kreu i PL Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, nuk e komentoi zgjedhjen e Vangjel Tavos si kryebashkiak i Himarës.
Ai nuk kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për ish-mikun e tij në politike që u kthye sërish tek PS. Por indirekt po.
“Unë i kam pas dhënë një mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës i cili është në burg sepse kam pasur marrëdhënie korrekte me të, i kam thënë ki kujdes se ky të merr më qafë dhe shumë të tjerëve për Edi Ramën dhe për mungesën e përgjegjësisë së tyre. Nuk kam asnjë mesazh për të, por për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Ramën e kam një mesazh që të gjitha këmbimet dhe shkëmbimet që bënë për të fshehur aktet e rënda të tradhtisë kombëtare e për të bërë konsensus për grabitjen e pronave në jug, Dhërmi e Vuno nuk do të funksionojë…”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




