Politike

Mesazhi i Ramës për Porto Romanon: Po luftoni projektin por do dështoni

Nga Gazeta ‘Si’-  Kryeministri Edi Rama teksa renditi projektit e mëdha infrastrukturore u ndal edhe tek projekti për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit.

Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS,  Rama deklaroi se Porto Romano është një nga proceset me të ndërlikuara që qeveria ka bërë.

Rama shtoi se i di të gjithë ata që duan të ndalojnë këtë projekt dhe tha se sipas tij, ata i kanë bërë llogaritë gabim.

Ai tha se vetëm për Bashkimin Europian nuk ka një plan ‘B’ ndërsa shtoi se për çdo gjë tjetër sipas tij është te plani C.

“Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi.

Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit.

Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, qeveria ka vetëm një objektiv dhe ai është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë