Politike

Mesazhi i Kim pas largimit: Shqiptarët të mirëpresin edhe ambasadorin e ri

Gazeta Si – Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, ka bërë një postim në Twitter pas largimit nga Shqipëria, të shoqëruar me një video, ku ajo ka përzgjedhur disa momente të veçanta.

Kim shprehet se shqiptarët e kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër, ndërkohë që uron që kështu të jetë edhe me pasardhësin e saj.

“Largohem pas tre vitesh e gjysmë nga Shqipëria e bukur! Me krenari them se kam vizituar 61 bashkitë dhe kam takuar mijëra shqiptarë, të cilët më kanë pritur me bukë, kripë dhe zemër. Shpresoj që të njëjtën mirësi dhe mikpritje t’i tregoni ambasadorit të ardhshëm. Faleminderit dhe mirupafshim!” – shkruan Kim në postimin e saj.

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë do të marrë prej datës 10 korrik detyrën e zv.ndihmëssekretares për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shetetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë