Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për luftën ndaj korrupsionit.
“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar”, tha Blinken.
“Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021.
Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin.
SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”, thekson sekretari amerikan i shtetit.
Media freedom plays an indispensable role in informing the public, holding governments accountable, and telling stories that otherwise would not be told. The U.S. will continue to stand up for the brave and necessary work of journalists around the world. #SummitForDemocracy pic.twitter.com/ilitbdzSd1
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 8, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.