Politike

Mesazhi i Ambasadës Amerikane, Berisha: S’kam kohë për të harxhuar me të shkuarën, ishte shkruar nga dora e Yuri Kim

Nga Gazeta 'Si'- Kryetari i PD Sali Berisha, komentoi mesazhin e Ambasadës Amerikane se nuk do bashkëpunojë me persona non-grata, dhënë nga E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horn.

Ndërsa tha se mesazhi ishte shkruar nga dora e Yuri Kim, Berisha shtoi se nuk ka kohë për të harxhuar me administratën e së shkuarës.

Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën.

Duhet të më pyesni për të ardhmen. Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush.

Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën”, tha Berisha në oborrin e Kuvendit për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë