Ka ndodhur

Mesazh kërcënues, i riu hedh zarf me barut në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit

Gazeta Si - Një 24 vjeçar është arrestuar, pasi ka kërcënuar me jetë një 57-vjeçar në Dibër, duke i dërguar në banesë një zarf me barut dhe një letër kërcënuese.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.M., banues në Shupenzë, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Policia thotë se i riu kishte hedhur në oborrin e shtëpisë së 57-vjeçarit me iniciale N.Ll., një zarf me një sasi të vogël pluhuri dhe një letër kërcënuese për jetën. Mësohet se në këtë letër shkruhej: “Do të të djeg me barut”.

24-vjeçari u identifikua dhe u arrestua nga policia pas këtij veprimi. Ai akuzohet për kanosje dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit.

Policia po heton për të zbardhur motivet që e çuan të riun të ndërmerrte këtë akt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë