Problemet në zinxhirët e furnizimit, të shkaktuara nga pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe karantina në Kinë, goditën tregjet e Europës Perëndimore. Kompanitë ballkanike shpresojnë që të përfitojnë në këto rrethana, lidhur me distancën e afërt dhe koston e ulët të punës.
Disa biznese në një forum biznesi të Sarajevës, thanë se interesi nga partnerët europianë kanë qenë në rritje.
Kompania gjermane GS-TMT me në qendër qytetin boshnjak të Travnikut po hap pika të reja pas kërkesë në rritje të pjesëve mekanike dhe elektrike, nga gjermanët e austriakët.
Kompania me vetëm 462 punonjës u rrit me 32% vitin e shkuar dhe pritet të rritet me 42% në 2022-shin, me të ardhura rreth 32 mln dollarë.
“Një arsye për rritjen e të ardhurave tona është se ne morëm përsipër prodhimin e një pjese të mallrave që ishin prodhuar në Kinë,” tha drejtuesi i kësaj kompanie.
Një studim i kohëve të fundit i punëdhënësve gjermanë tregoi se ata i konsideronin vendet ballkanike Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si destinacione të dëshirueshme investimi për shkak të kostove të ulëta të punës dhe taksave dhe pozicionit gjeografik, Sophia Kluge nga Dhoma e Tregtisë gjermano-serbe.
“Ballkani Perëndimor është rajoni më i afërt që mund të ndihmojë Europën”, – tha Kluge.
Ajo tha se punëdhënësit gjermanë, ndërsa përmendin infrastrukturën, qeverisjen dhe paqëndrueshmërinë politike si sfida, kanë theksuar gjithashtu të ashtuquajturën “afërsi kulturore” dhe përvojën e tyre pozitive me punëtorët nga rajoni.
“Ishte ajo ndjenjë e fortë që ishte vendimtare për disa për të zgjedhur rajonin për investimin e tyre,” tha ajo.
Ekrem Turajlic, një drejtor në kompaninë më të madhe farmaceutike të Bosnjës, Bosnalijek, e cila eksporton kryesisht në Rusi, Lindjen e Mesme dhe Ballkan, ishte gjithashtu optimist për zgjerimin e një rrjeti blerësish europianë.
“Ne po shohim padyshim më shumë interes nga klientët europianë për t’u kthyer tek furnizuesit që janë më afër se Azia,” tha Turajliç.
Martin Grabe i Gjermanisë Trade & Invest tha se vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi shiheshin si të qëndrueshme, por se duhet të zgjidhnin qartë rrugën që do të ndiqnin dhe nëse do të punonin drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Burimi: InternationalBusinessTimes/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.