Në Trieste do të mblidhen sonte më të mirët e musical-eve ndër vite. Do të ketë një koncert që bashkon shumë artistë në skenën e Teatro II Rossetti.
Mes të ftuarve specialë do të jetë edhe shqiptarja Elhaida Dani që luajti Esmeraldën në veprën Notre Dame De Paris nga Riccardo Cocciante.
Mediat italiane i bëjnë jehonë pranisë së Elhaidës në këtë event.
“Zëri i saj i fuqishëm, i aftë për shtrirje të jashtëzakonshme dhe ngarkesë të frikshme emocionale, e çoi atë në Paris në 2016-ën për të luajtur Esmeraldën në versionin francez të Notre Dame De Paris. Me rolin e Esmeraldës, ajo bëri një turne në botë dhe në vitin 2019 u përzgjodh edhe për versionin italian me rastin e turneut të madh të përvjetorit të njëzetë të operës”, shkruajnë mediat italiane për Elhaidën.
Elhaida do të bashkohet sot me Giò di Tonno, Vittorio Matteucci dhe Graziano Galatone, në Trieste.
Orkestra Simfonike do të drejtohet nga Maestro Diego Basso.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.