Ngjarje

Mes lotëve dhe dhimbjes së familjarëve, përcillet në banesën e fundit Ilaria Sula

Gazeta Si – “Për Ilarian dhe për të gjitha viktimat e tjera: jo më dhunë ndaj grave”. Kjo është banderola e vendosur nga grupi “Intaccati” i ultrasve Ternana që shfaqet përpara shtëpisë së familjes së studentes shqiptare në Viale dello Stadio, në Terni, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz, përfshirë të afërm dhe miq të 22-vjeçares, e vrarë mes 25 dhe 26 marsit nga ish i dashuri i saj në banesën e tij në Romë.

Të gjithë kanë marrë pjesë në procesionin funeral të studentes në varrezat e qytetit, të cilës iu dha këtë të hënë lamtumira e fundit.

Jashtë godinës, plot me lule dhe shënime kushtuar Ilarias, ka patrulla të policisë rrugore që devijojnë trafikun, ndërsa familja e vajzës priti në banesë me dhimbjes dhe lotëve arkivolin e ardhur nga Roma.

Nëna e 22-vjeçares, u sëmur në rrugë, por u mbështet nga disa familjarë të cilët e dërguan në shtëpi, pasi nuk e përballonte dot tragjedinë që i kish ndodhur. “Ilaria, Ilaria!”, bërtiste disa herë mes lotëve.

Në orën 14:00, arkivoli i bardhë i Ilarias doli mes duartrokitjeve të turmës nga dera e shtëpisë së saj në qytetin umbrian.

Kortezhi mbërriti në varreza, ku imami i Ternit lexoi një lutje në kujtim të saj. Nëna e vajzës së re, hipi në një karrocë me rrota të shtyrë nga një anëtar i familjes. 

Një stafetë e policisë bashkiake të Ternit i paraprin makinës funeralit drejt destinacionit të saj midis dy rreshtave të turmave përgjatë Viale dello Stadio.

Mes të afërmve është edhe një vajzë me një foto të madhe të Ilarias, e cila kthehet majtas e djathtas që ta shohin të gjithë.

Ndërkohë, pasdite në komisariatin e Romës, nëna e vrasësit të të Ilaria Sulës, do të dëshmojë sërish para hetuesve, pasi dyshohet për fshehjen e trupit në bashkëpunim me djalin e saj.

Sipas prokurorisë, nënë e bir kanë ngritur trupin e të resë, duke e hedhur më pas në një shkëmb në Capranica Prenestina, afër Polit, rreth 40 kilometra larg Romës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë