Një 30-vjeçar që ishte në kërkim për mashtrim nga 4 Drejtori Vendore të Policisë, është arrestuar në Berat. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.K., i cili ishte në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky person merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë.
Policia gjeti të fshehur në afërsi të banesës së tij në Kuçovë një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit.
Gjithashtu nga kontrollet është gjetur e fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Për armën e dytë vijon puna për zbulimin dhe kapjen e poseduesit të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




