Gazeta Si – Një 34-vjeçar me iniciale D.K., është vënë në pranga në Vlorë për mashtrim. Policia tha se i riu nga Kuçova merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente më.
Sipas policisë, ai i merrte automjetet me qëllim që t’i shiste në pika skrapi me qëllim përfitimin monetar ng shitja e tyre. Policia u vu në lëvizje pas denoncimeve të disa personave.
“Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




