Ka ndodhur

Merrnin para për parkimin publik falas, arrestohen dy të rinj në Durrës

Gazeta Si – Dy të rinj në Durrës kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se u merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike, e cila ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

Të arrestuarit janë Ali Muço dhe Mariglen Gruda, të dy banues në Durrës. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së dy të rinjve.

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike. Për këtë rast, janë vënë në pranga shtetasit Ali Muço, 32 vjeç dhe Mariglen Gruda, 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë