Ka ndodhur

Merr peng të dashurën 17-vjeçare dhe e dhunon, arrestohet i riu nga Durrësi

Një 23-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare.

Arrestimi është kryer nga policia e Komisariatit nr. 6 menjëherë pas denoncimit.

23-vjeçari i identifikuar me inicialet B. LL është arrestuar në  Xhafzotaj të Durrësit ku dhe banonte.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në Xhafzotaj, dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. Ll., 23 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 23-vjeçari, ka marrë me forcë në automjetin e tij duke i hequr lirinë për disa orë, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 17-vjeçare”, vijon më tej njoftimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë