Merr fund çështja Calciopoli? Titulli i vitit 2006 iu hoq Juventusit pas një procesi të gjatë dhe iu akordua Interit, nga komisioneri i atëhershëm i federatës italiane Guido Rossi. Trofeu, të cilin Juventus e dëshiron me çdo kusht, është i destinuar të mbetet në palmaresin, dhe në historinë e zikaltërve. Komiteti Olimpik Italian, ka publikuar arsyet e këtij vendimi, duke e shpallur si të papranueshme ankesën e klubit bardhezi.
Siç raportohet nga Corriere della Sera, në 13 faqe vendim, Kolegji i Garancive Sportive në Itali pasi analizoi tërë historinë, vendosi tëlinte në fuqi vendimin e datës 6 maj, se ankesat e Juventusit “nuk mund të ishin më objekt i ndonjë hetimi nga asnjë shkallë e sistemit të drejtësisë sportive ” .
Juventus e apeloi vendimin, duke pretenduar se Gjykata Federale e Apelit ishte e përbërë nga anëtarë që ju ka mbaruar mandati. Sipas Kolegjit të Garancive Sportive, kjo ishte “risia e vetme”, por në fund u pranua teza e avokatëve të federatës, Medugno dhe Viglione, që gjyqtarët qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve. Pra, nga këndvështrimi i drejtësisë sportive, Calciopoli ka mbaruar. Po mes tifozëve?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.