Gazeta Si – Novak Gjokoviç është i lirë të kthehet në US Open. SHBA-të, me një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë, kanë zyrtarizuar fundin e masave shtrënguese anti-Covid për të huajt.
Tenisti 35-vjeçar, numri 1 në botë, fitues i 22 turneve Grande Slam, vitin e kaluar u detyrua ta humbiste turneun amerikan, sepse nuk ishte i vaksinuar ndaj Covid-it.
Për të njëjtën arsye Gjokoviç ka munguar edhe në turnetë e Indian Wells dhe Miami. Nga 11 maji politika e SHBA-ve ndryshon, kështu që serbi ka mundësi të kthehet në Flushing Meadows në muajin gusht.
Gjokoviç ka fituar Australian Open në janar, një vit pasi ishte përjashtuar nga ky vend në prag të turneut të 2022-shit, gjithmonë për shkak se nuk ishte vaksinuar. Një dëmtim e la jashtë turneut të Madridit, por Gjokoviç duhet të rifillojë vrapin drejt titullit të 23-të Slam në Francë, në fund të këtij muaji.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.