Ka ndodhur

Merr flakë një banesë në qytetin e Vlorës, shkak një bombul gazi e lënë hapur

Gazeta Si – Një bombul gazi ka shkaktuar rëniet e zjarrit në një banesë në qytetin e Vlorës, në rrugën Malo Beqari. Bombula ishte lënë hapur dhe për pasojë ka rënë zjarr.

Banorët kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët mbërritën shpejt, por rrugica e ngushtë bëri që zjarrfikësja të qëndronte në një distancë të largët.

Megjithatë, zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin dhe asnjë person nuk u lëndua. Nga sa është mësuar, i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e godinës dykatëshe dhe e kishte harruar bombulën e gazit hapur, çka rrezikoi djegien e banesës së tij dhe të tjerave aty afër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë