Ka ndodhur

Merr flakë në ecje makina në aksin Fier-Lushnjë

Një makinë është djegur në ecje në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve mësohet se makina tip BMW ka marrë flakë në ecje në vendin e quajtur “ Pushimi i shoferit”, ku fatmirësisht ka arritur që të shpëtojë shoferi bashkë me dy familjarët.

Drejtuesi ka theksuar se mjeti ishte me motor benzine dhe i kishte dhënë shenje difekti ekektrik, ku pasagjerët dhe vetë ai sapo kanë konstatuar zjarrin e kanë braktisur automjetin.

Ndërkohë zjarrfikesja ka mbërritur në vendngjarje kur automjeti ishte perfshirë totalisht nga flakët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë