Një automjet ka marrë flakë në ecje në Maliq.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin nacional në hyrje të Maliqit, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti.
Zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik pasi mjeti ka qenë i pajisur me impiant gazi.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




