Ka ndodhur

Merr flakë makina në autostradën Levan-Tepelenë, vetëm dëme materiale

Gazeta Si – Një automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ është ëprfshirë nga flakët sot në autostradën Levan-Tepelenë, afër fshatit Bejar.

Zjarri është shkaktuar nga defekt në sistemin elektrik. Drejtuesi ishte në makinë bashkë me familjen dhe të gjithë kanë dalë jashtë, sapo kanë parë tymin. Zjarrfikësit e Mallakastrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin.

“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Bejar, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.P.

Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë