Ka ndodhur

Merr flakë banesa, humb jetën 42-vjeçarja në Shënavlash të Durrësit

Gazeta Si – Një grua 42-vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj në fshatin Shënavlash në Durrës është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë