Ka ndodhur

Merr flakë automjeti në aksin Fier-Levan, shpëtojnë drejtuesi dhe pasagjerja

Gazeta Si - Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin e vjetër Fier-Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se makina ka qenë i markës "Benz", ndërkohë që në automjet ka qenë shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse që shuan zjarrin. Fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi e pasagjerja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si u shkaktua zjarri në automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë