Zhvillimi i një aplikacioni të ri të krijuar për të reduktuar shikimin dhe klikimin në internet të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve ka marrë 1.8 milion paund financim nga BE.
Ai do të testohet me vullnetarë që kanë kërkuar ndihmë sepse kanë rënë pre e imazheve të paligjshme. Aplikacioni mund të instalohet në pajisje të tilla si telefonat dhe do të identifikojë dhe bllokojë shfaqjen e imazheve dhe videove të dëmshme.
Projekti Protech është një bashkëpunim që përfshin organizata nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar. Aplikacioni i quajtur Salus synon të funksionojë në kohë reale, duke përdorur inteligjencën artificiale për të identifikuar materialin e mundshëm ku abuzohen fëmijët dhe për të ndaluar përdoruesit ta shohin atë. Ai gjithashtu do të përdorë teknika të tjera më konvencionale për të bllokuar përmbajtjen.
Një numër i ri prej 30,925 veprash penale që përfshinin posedimin dhe ndarjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve u kryen në vitin 2021/2022 vetëm në Britaninë e Madhe ndërkohë që alarmi është ngritur në shumë vende të tjera.
Ekspertët e sigurisë në internet kanë thënë se arrestimi i personave përgjegjës nuk do të jetë zgjidhja, por zvogëlimi i aksesit të personave që kërkojnë të shikojnë materiale të tilla.
Shumë detaje të funksionimit të aplikacionit ende duhet të përpunohen. Asnjë inteligjencë artificiale nuk është e përsosur dhe do të duhet të vendoset një ekuilibër edhe me bllokimin e tepërt, i cili do ta bënte të vështirë përdorimin legjitim të një pajisjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



