Futboll

Merkato/ Rinovim automatik për Pulisiç te Milani, Interi gjen portier në Brazil

Gazeta Si – Me merkaton në horizont, klubet e mëdha kanë filluar lëvizjet konkrete. Te Milani në fokus është çështja e Kristjan Pulisiç, një nga protagonistët e mëdhenj të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit kuqezi janë të kënaqur nga paraqitja e amerikanit dhe nuk kanë në plan ta lëshojnë një lojtar të tillë. Sulmuesi anësor ka një kontratë me Milanin deri në 2027-ën, por klubi është gati të aktivizojë edhe klauzolën e rinovimit automatik edhe për një vit tjetër, sipas asaj që bën me dije “Corriere dello Sport”.

Lëvizje edhe tek Interi, që synon të sigurojë një portier me nivel të lartë. Zikaltrit po ndjekin me shumë interes Benton, portierin e Atletiko Paranaense, që ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh në kontratën aktuale.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi brazilian do ta lëshonte portierin edhe për 20 milionë euro, që gjithsesi mbetet një shifër e lartë për klubin italian. Interi po kërkon një zëvendësues për Somer, për ta bërë më pas numrin 1 të portës zikaltër në sezonin 2025/26.

Drejtuesit e Interit duhet të marrin një vendim sa më shpejt, sepse Bento pëlqehet shumë nga disa klube në Angli dhe në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë