Lojëra me Dore

Merkato në NBA, 1 miliard dollarë të shpenzuar vetëm një orë pas hapjes

Gazeta Si – Zgjatje kontratash, shkëmbime dhe firma të reja me skuadra të reja. Lëvizjet e skuadrave të basketbollit amerikan në emrkaton e lojtarëve pa kontratë që sapo është hapur.

Në 00:00 nisi merkatoja e lojtarëve pa kontratë në NBA, në orën 00:03 erdhi goditja e parë: Draymond Green firmosi sërish për Golden State Warriors një akord prej 100 milionësh për 4 vjet. Cleveland Cavaliers konfirmuan Caris LeVert, 32 milionë për 2 vjet.

Më pas ishte radha e Lakers, menjëherë aktivë me firmën e Taurean Prince, 4.5 milionë për një vit. Super kontratë për Kyle Kuzma te Wizards, 102 milionë në 4 vjet.

Vetëm pas një ore nga ‘free agency’ NBA u arrit në kuotën e 1 miliard dollarëve të shpenzuar. Dhjetëra akorde kanë sjellë këtë shifër rekord në një kohë kaq të shkurtër. Ja disa prej marrëveshjeve kryesore zyrtare:

Kampionët e Denver Nuggets kanë humbur Bruce Brown, një nga protagonistët e unazës 2023, që ka kaluar tek Indiana Pacers, ku do të përfitojë 45 milionë dollarë në 2 vjet. Portland Trail Blazers, në pritje për të mësuar të ardhmen e Damian Lillard, kanë siguruar edhe për 5 vjet të tjera Jerami Grant, 160 milionë për të. Nuggets kanë mbyllur dy akorde: qëndron Deandre Jordan dhe kthehet Reggie Jackson, për 2 vjet 10 milionë në total.

Në pak minuta më pas 3 firma të mëdha: Kyrie Irving qëndron te Dallas Mavericks për 126 milionë në 3 vjet. Khris Middleton konfirmohet te Bucks me 102 milionë në 3 vjet. Toronto Raptors kanë mbajtur Jakob Poetl, kontratë 4-vjeçare për 80 milionë. Lëvizje surprizë e Lakers, që kanë rrëmbyer zbulimin Gabe Vincent nga Miami Heat për 33 milionë në 3 vjet.

Tyrese Haliburton ka qëndruar tek Indiana Pacers pas një akordi kolosal ekonomik: 260 milionë dollarë në 5 vjet, më i paguari në historinë e skuadrës nga Indianapolis. Fred Van Vleet, kampion si protagonist absolut në 2019-ën me Toronton, ka kaluar te Huston Rockets, ku do përfitojë 130 milionë në 3 vjet.

Dennis Schroeder lë Los Angeles dhe firmos me Toronto Raptors, kontratë 2-vjeçare për 26 milionë në total. Vëllai i Steph Curry, Seth Curry, firmosi për 2 vjet me Dallas Mavericks të Luka Donçiç. Ka gjetur skuadër edhe Derrick Rose, 6.5 milionë në 2 vjet te Memphis Grizzlies.

Të shumta dhe konstante lëvizjet e vogla, si Shake Milton që kalon te Minnesota për 10 milionë në 2 vjet. Rui Hachimura konfirmohet te Lakers për 51 milionë në 3 vjet. Në fund një akord i shkëlqyer për Cam Johnson me Brooklyn Nets, 108 milionë dollarë në 4 vjet.

‘Free agency Nba’ sapo ka nisur dhe nuk do të mungojnë surprizat, ku vëmendja është më së shumti te Damian Lillard. Për momentin ai është një nga më të paguarit në NBA, me rreth 42 milionë dollarë çdo vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë