Futboll

Merkato/ Mesi kërkon rritje page për qëndrimin, PSG ka në dorë Osimhen

Gazeta Si – Në Paris mbetet në qendër të vëmendjes e ardhmja e Lionel Mesit, ende e padeshifrueshme. Sipas asaj që bën me dije ‘Le Parisien’, përfaqësuesit e yllit argjentinas kanë kërkuar rritje page për të rinovuar kontratën që skadon në qershor.

Një ide kjo, që nuk duket në linjë me politikën e klubit francez. Drejtuesit e PSG-së kanë plane të tjera, ata duan të reduktojnë totalin e pagave të skuadrës dhe mund t’i garantojnë Mesit të njëjtën pagë që merr aktualisht edhe për një vit tjetër.

Në këtë situatë, argjentinasi po sheh edhe variantet e tjera: Arabinë Saudite, MLS-në dhe rikthimin te Barcelona.

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimhen, prane PSG-se. Gazeta Si, 26 prill 2023

Klubi parisien ndërkohë kërkon t’i paraprijë situatës dhe sipas shtypit francez ka një marrëvehsje në parim me sulmuesin e Napolit, Vioktor Osimhen. Për shërbimet e tij PSG është gati të shpenzojë një shifër të konsiderueshme, 150 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë