Gazeta Si – Sipas ‘Daily Mail’, presidenti Elkan dhe drejtuesit e tjerë të Ferrarit po mendojnë për 7 herë kampionin e botës, që është në fund kontrate me Mercedesin. Opsioni i parë është për të qenë dyshe me Leklerk, por ka edhe një mundësi shkëmbimi me francezin.
Nga Anglia vjen lajmi se Ferrari ka gati një kontratë prej 40 milionë stërlinash për të firmsour me Ljuis Hemilton. ‘Daily Mail’ shpjegon se piloti anglez është në planet e presidentit Xhon Elkan. Ideja është për t’i ofruar Hemiltonit mundësinë për kaluar Mikael Shumakerin, duke u bërë piloti më fitues i të gjitha kohërave.

Skenari është i njohur. Ljuis Hemiltonit i përfundon kontrata me Mercedesin në fund të sezonit dhe deri në momentin e rinovimit, që Toto Volf javët e fundit e ka quajtur të sigurt, çdo skenar është i mundshëm. Nuk është mister që Ferrari është në një situatë rindërtimi dhe pakënaqësitë e Leklerk lënë tërren për zërat e merkatos.
Gjithmonë sipas ‘Daily Mail’, një nga opsionet është pikërisht shkëmbimi i bujshëm mes Ferrarit dhe Mercedesit, që nëse humb Hemiltonin, do të merrte pikërisht francezin. Opsioni më i mundshëm është për të pasur një çift Leklerk-Hemilton, që do të thotë se do të largohet Karlos Sainz.
Hemilton, 38 vjeç, nuk ka shumë mundësi përpara dhe nëse dëshiron titullin e 8-të kampion bote, Ferrari është një mundësi. Red Bull është i sistemuar me Maks Vershtapen dhe Serxhio Perez. Nëse Mercedesi rikuperon shpejtësinë, rinovimi i Hemilton qëndron, në të kundërt mund të përqafojë projektin e Ferrarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



