Me Antonio Conten që vendosi të vazhdojë aventurën e tij tek Inter, reagimi i parë i tifozëve zikaltër ka qenë: “Do t’i kenë premtuar goditje të mëdha në merkato”. Në realitet rruga e ndërmarrë nga shoqëria nuk është ekzaktësisht kjo e Zhang, i cili ka qenë i qartë me teknikun e tij: Inter, është thënë gjatë takimit, do të vazhdojë të investojë por nuk mund të mos ketë mendjen tek momenti ekonomik shumë i komplikuar për shkak të koronavirusit. Marotta nuk do të qëndrojë duarkryq, por duhet të kënaqë Conten me çdo mënyrë për të përforcuar skuadrën, por nuk do të ketë investime të çmendura. Investime të menduara mirë e pjesërisht të lidhura me daljet. Këto të fundit mund të jenë shumë interesante për ta ngritur ndjeshëm buxhetin.
Me blerjen e Hakimit, sidoqoftë një blerje e shkëlqyer, zikaltrit mund t’i dhurojnë Contes pa shumë probleme edhe Kumbullën e Tonalin. Në këtë pikë, për t’iu përgjigjur kërkesave të teknikut, nevojitet një anësor i majtë, një qendërsulmues (ose dy nëse ikën Lautaro) e një mesfushor.
Për mesfushën emri që mund të kthehet në modë është ai i Vidal, që Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë. Është i preferuari i Contes e, të paktën për këtë, teknikut do t’i plotësohet dëshira. Pastaj duhen prekur rolet e tjerë. Në sulm, objektivët e gjashtë muajve më parë ishin Dzeko e Giroud por, për motive të ndryshme, të dy duken larg. Në javët e fundit janë përfolur shumë emra – mes tyre Aubameyang, për një operacion shumë kompleks – por e vërteta është se merkato e vërtetë do të nisë vetëm sot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




