1 janari dhe merkatoja dimërore po afrojnë. Siç ndodh çdo vit, është një listë e gjatë me ata lojtarë që presin të gjejnë një ekip tjetër, ku mund të aktivizohen.
Christian Eriksen
“Yllit” danez të Tottenham i përfundon kontrata në qershor, dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, madje as pas ardhjes së Jose Mourinhos. Danezi shpreson të transferohet te Real Madrid, qoftë në janar ose në verë, falas.
Zlatan Ibrahimovic
E ardhmja e suedezit është bërë një mister, që kur u largua nga Los Angeles Galaxy. Ibrahimovic ka deklaruar se do të kthehej në Itali, por bisedimet me Milan nuk kanë shkuar aq mirë saç pritej, duke i hapur derën Carlo Ancelottit te Everton
Erling Haaland
Ka qenë zbulimi i këtij sezonit me Red Bull Salzburg dhe të gjitha shenjat tregojnë që ai mund të largohet në janar. Manchester United, Juventus, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund janë vënë në ndjekje të tij.
Edison Cavani
Uruguai është një tjetër lojtar, kontrata e të cilit i përfundon në qershor, por ai mund të shitet në janar pasi Mauro Icardi i ka zënë vendin e titullarit te Paris Saint-Germain.Mendohet se ka pranuar ofertën e Atletico Madrid , por është rradha e klubeve të arrijnë një marrëveshje.
Mariano Díaz
Sulmuesi i Real Madridit zgjodhi të qëndronte verën e kaluar, me shpresën se do të fitonte një vend titullari. Por nuk ka luajtur asnjë minutë në LaLiga këtë sezon. Kërkohet nga Roma
Brahim Díaz
Po kalon një situatë të ngjashme në Madrid . Nuk pranoi të huazohej gjatë verës, por numëron vetëm katër ndeshje gjatë sezonit 2019/20. Mund të huazohet dhe kërkohet nga disa klube.
Arturo Vidal
Kiliani kërkohet në Itali, veçanërisht nga Antonio Conte te Inter, pasi nuk është titullar te Barcelona .
Carlos Aleñá
Ernesto Valverde paralajmëroi se kishte një tepricë të mesfushorëve në klub dhe ai që ka vuajtur më shumë është Aleñá. Si Betis ashtu dhe Getafe kërkojnë ta huazojnë.
Jean-Clair Todibo
Pavarësisht se nuk ka shumë minuta lojë këtë sezon, Barcelona është e hapur për huazimin e tij dhe për lojtarin është shfaqur interes. Bayer Leverkusen dhe Milan janë dy nga klubet që e kërkojnë.
Thomas Lemar
Po vuan shumë këtë sezon dhe Diego Simeones i ka sosur durimi. Në mënyrë që të blejnë, Atletico në të njëjtën kohë duhet të shesë, dhe Lemar është i sakrifikuari kryesor.
Raúl de Tomás
Kalimi i tij në Benfica nuk ka shkuar siç ishte planifikuar dhe po rezulton një dështim i vërtetë. Portugezët shpenzuan 20 milion euro gjatë verës, por mund të rikthehet në Spanjë, ku kërkohet nga Espanyol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.