Motosport

Mercedesi prezanton makinat e reja të Hemilton dhe Rasëll më 14 shkurt

Gazeta Si – Skuderia e njohur e Formula 1 ka zgjedhur datën e prezantimit të makinës W15 të Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll për Botërorin e ri.

Mercedesi i sezonit të ri do të prezantohet më 14 shkurt, një ditë para prezantimit të Ferrarit. Makinat e reja, me të cilat Hemilton dhe Rasëll do të garojnë në Botërorin 2024, do të zbulohen ditën e Shën Valentinit, sipas njoftimit zyrtar të Mercedesit në rrjetet sociale.

Ka pritshmëri të mëdha për makinat e reja të skuderisë gjermane, pas një 2023-shi pa fitore, të mbyllur në vend të dytë për konstruktorët, por me më pak se gjysmën e pikëve të Red Bull-it, (409 ndaj 860).

Botërori 2024 fillon të shtunën e 2 marsit, me Çmimin e Madh të Bahrejnit në pistën e Sakhirit. Kjo është gara e parë nga 24 në total në kalendar. Sezoni do të nisë me sesionin kolektiv të testeve parasezonale, që do të zhvillohet më 21-23 shkurt në të njëjtin cirkuit ku fillon kampionati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë