Motosport

Mercedesi nuk e përtyp dot humbjen, dy protesta zyrtare pas garës

Pas përfundimit të garës në Abu Dhabi dhe shpalljes së Maks Vershtapen kampion bote, si dhe komplimenteve të Hemiltonit për të, Mercedesi ka paraqitur dy protesta zyrtare.

E para ka të bëjë me shkeljen e Vershtapen të rregullores së FIA-s, që parashikon ndalimin e parakalimit, kur në pistë është “Safety Car”, edhe pse ka ndonjë përjashtim. Pak para rinisjes, para xhiros së fundit, Hemilton ngadalësoi ritmin dhe Vershtapen e kaloi.

Parakalimi i ndaluar i Vershtapen, sipas Mercedesit, i fiksuar nga kamera ne makinen e Riçardos. Gazeta Si, 12 dhjetor 2021

Protesta e dytë e Mercedesit është për shkelje të artikullit 48.12 të rregullores sportive. Pak para rinisjes së garës, drejtuesit e saj vendosën që 5 makinat e kaluara dy herë mes Hemiltonit dhe Vershtapenit në pistë mund ta parakalonin “Safety Car”. Ata pas Vershtapenit nuk ishin të autorizuar ta bënin këtë gjë.

Një nga drejtuesit kryesorë të Red Bull-it, Kristian Horner, ka shkuar të stjuardët e garës për të diskutuar për protestat e Mercedesit me fanellën e kampionit të botës.

Maks Vershtapen nuk ka dashur t’i komentojë protestat e Mercedesit: “Është sinteza e një sezoni të tërë, nuk kam gjë për të thënë”, – ka thënë piloti holandez. Për t’u theksuar është fakti se Hemilton, pasi u parakaluar, u dëgjua të thoshte në radio: “Po e manipulojnë garën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë