Gazeta Si – Mercedesi në sulm në provat e lira që mbyllin ditën e parë të shkollës për Formula 1 2024. Ljuis Hemilton ka bërë performancën më të mirë, duke fiksuar kohën 1 minutë, 30 sekonda e 374 të mijëtat.
Koha e dytë më e mirë për W15 të Xhorxh Rasëll, 206 të mijëtat pas sir Ljuis. Fernando Alonso ka konfirmuar gjendjen e mirë të Aston Martin, duke plotësuar podin virtual me 286 të mijëtat nga kreu dhe para bashkombasit ferrarist Karlos Sainz, i katërti me 395 të mijëtat pas Hemilton.
Hapa prapa për MekLaren (vendi i 5-të me Oskar Piastrin), ndërkohë që nuk ka zbuluar ende kartat e tij kampioni Maks Vershtapen, që është ndalur në vendin e 6-të të klasifikimit, 477 të mijëtat prapa.
Niko Hulkenberg dhe Lens Stroll kanë bërë të dy një hap përpara, duke lënë pas Sharl Leklerk (vendi i 9-të), ndërsa Serxhio Perez mbyll 10-shen e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.