Motosport

Mercedesi ndryshon motorin, 10 vende penalizim për Hemiltonin në garën e Turqisë

Për Çmimin e Madh të Turqisë, skuderia kampione e Formulës 1 ka marrë vendimin për të zëvendësuar vetëm pjesën endotermike të “poëer unit” në makinën e Ljuis Hemiltonit. Në këtë rast, dënimi limitohet me 10 vende, kështu që kampioni i botës nuk do të niset nga fundi në Stamboll.

Ishte një vendim që pritej në fakt, por tashmë është zyrtar: Mercedesi do të ndrrojë një pjesë të motorit të makinës së Hemiltonit, atë endotermike. Kjo do të thotë se në garën e Turqisë këtë fundjavë piloti anglez do të marrë një dënim prej 10 pozicionesh në nisje.

Ljuis Hemilton, kampion i botës në Formula 1. Gazeta Si, 8 tetor 2021

Pas Maks Vershtapenit dhe Red Bull-it, që ndërruan motorin në garën e Rusisë, edhe Mercedesi ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë si rivalët, duke instaluar pjesën termike në “W12” të Hemiltonit, në prag edhe të tri garave të ardhshme në Austin, Meksiko dhe San Paolo, shumë ekzigjente nga pikëpamja motoristike.

Jo një ndërrim komplet i “poëer unit”, për të mos marrë një ndëshkim të rëndë për t’u nisur nga fundi, çka mund të rrezikonte edhe garën për titullin botëror. Motor krejtësisht të ri ka vendosur Ferrari në makinën e Karlos Sainz, i cili do të niset i fundit në Turqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë