Mercedesi ka vijuar dominimin në kampionatin botëror të makinave të shpejta, Formula 1 edhe në pistën e Azerbajxhanit. Skuderia gjermane e ka fituar me një dominim absolut çmimin e madh të Bakusë, me dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para dhe për ferraristin, Vetel lanë vetëm vendin e tretë.
Ashtu si edhe në provat zyrtare ditën e djeshme, nuk pritej që Mercedes të lëshonte pe, por nënshtroi të gjithë rivalët. Ferrari ishte shumë i pafuqishëm për t’i ndryshuar fatin kësaj gare që nuk pati histori për podiumin. Ndërkohë Valteri Botas ka fituar përballjen brenda ekipit, duke marrë vendin e parë dhe la edhe një herë tjetër pas shokun e tij të ekipit, kampionin e botës, Ljuis Hamilton. Piloti i Ferrarit, Sebastian Vetel nuk arriti dot që edhe këtë herë të ishte kompetitiv ndaj dy makinave Mercedes edhe pse tentoi në disa raste për të kapur vendin e dytë. Shoku i tij e ekipit, Lekrek u ndal në vendin e pestë, pasi u la mbrapa nga makina e Red Bull që drejtohej nga Verstapen.
Në renditjen e përgjithshme për pilotë, finlandezi, Botas është i pari me 87 pikë, një më shumë se Hamilton dhe 35 pikë diferencë nga Vetel i vendit të tretë. Sa i përket renditjes për konstruktorë, Mercedes nuk pritet të has pengesa drejt rikonfirmimit si kampion, pasi deri më tani ka grumbulluar 130 pikë, plot 27 më shumë se Ferrari që i mbetet vetëm të mbrojë vendin e dytë që mund t’i rrezikohet nga Red Bull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



