Keshilla

Mënyra të thjeshta të ushqyerjes për të reduktuar emetimet e karbonit

Të qenit vegjetarian është një mënyrë për të ulur ndikimin e dietës suaj në emetimet e gazeve serrë, por nuk është e vetmja mënyrë. Një studim i fundit i Universitetit Purdue tregon se e ndryshimet të vogla mund të bëni gjithashtu një ndryshim, duke përmirësuar shëndetin tuaj.
Pas analizimit të blerjeve të ushqimeve në vitin tek më shumë se 57,000 familjeve amerikane, studiuesit e Purdue zbuluan se 71 për qind mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në mjedis duke bërë tre ndryshime.
-Anashkaloni ushqimet e pashëndetshme.
Shmangia e ushqimeve me numër të lartë kalorish dhe vlera të ulëta ushqyese, mund të zvogëlojë ndikimin totale të karbonit të konsumit të ushqimit shtëpiak me gati 10 për qind. Artikujt si karamele, limonada dhe ushqime të paketuara kërkojnë më shumë përbërës dhe më shumë përpunim, gjë që përkthehet në ndikime më të larta mjedisore.
-Blini aq sa konsumoni.
Familjet e vogla mund të përfundojnë me mbeturina ushqimore, ndërkohë nëse blejnë aq sa konsumojnë mund të kursejnë edhe para dhe ndikimin e tyre në mjedis. Përpara se të blini shumë produkte mendoni fillimisht se nëse do t’i konsumoni në kohë përpara se të prishën.
-Ndaloni blerjen e ushqimeve të gatshme.
Konsumimi i rregullt i ushqimeve të gatshme mund të shtojë emetime të konsiderueshme, sepse vëllimi i madh i shitjeve të ushqimeve të gatshme vjen me një sërë procesesh që rrisin emetimet e karbonit.
Ndryshimet në dukje të vogla të blerjeve mund të kenë ndikime të mëdha në mjedis. Nëse të gjithë përshtaten dhe janë të ndërgjegjshëm për rregullat e emetimeve, edhe zgjidhja vjen më thjeshtë.
Burimi:National Geographic/Pështati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë