Keshilla

Mënyra për të medituar… pa medituar

Shumë njerëz e kanë të pamundur të meditojnë me format klasike të meditimit dhe pikërisht për këto njerëz, ka disa mënyra të tjera për të medituar.

Meditimi nuk është për të gjithë. Ose të paktën jo kur jeta të ka çuar shumë larg qetësisë.

Gjithsesi, Joy Rains, praktikues i meditimit thotë se të gjithë duhet të meditojnë, sidomos në këto kohë që ndodhemi dhe për këdo që nuk mediton dot me format klasike, Rains tregon disa forma të tjera meditimi, ku përfitimet janë po aq të mëdha sa meditimi ulur.

Duke ecur

Rains rekomandon që njerëzit të praktikojnë vëmendjen kur ecin, pjesërisht “sepse kur jemi duke ecur është një kohë e shkëlqyer për tu ndërgjegjësuar për gjërat që ndodhin në jetë. Këtu hyn edhe rritja e vetëdijes, sepse kur vëreni se mendja juaj ka humbur, mund të shikoni se çfarë ju vjen nëpër mend përpara se të ktheni vëmendjen te këmbët tuaja. Atletet me platformë të vogël ose “zbathur” mund ta bëjnë meditimin akoma më efektiv.

Duke u mahnitur nga natyra

Të hasësh frikë është një element i rëndësishëm i meditimit.

“Ka shumë kërkime rreth frikës”, thotë Rains “dhe ne mund të përjetojmë ndjenjën e saj në një park kombëtar por edhe po të shohim pemët dhe qiellin, lindjen ose perëndimin e diellit.

Shumë vëzhgues zogjsh ose peshkatarë thonë se hobi i tyre është të qenit në natyrë për orë të tëra.

Kur jemi në natyrë ne përfshihemi në një vështrim panoramik, i cili është qetësues për sistemin tonë nervor.

Duke vizatuar

kur dikush vizaton, fokusohet aq shumë në atë që po bën sa është e vështirë të shpërqendrohesh dhe pikërisht kjo është ajo që bën meditimi.

“Gjërat rrjedhin në atë moment dhe e gjithë vëmendja është aty. kjo është arsyeja pse ky lloj aktivitet është relaksues dhe meditues”.

Duke bërë punët e shtëpisë

“Palosja dhe larja mund të jetë një formë meditimi”, thotë Rains. Mos u nxitoni, dëgjoni aromën e rrobave, shikoni teksturat e tyre, mendoni sikur jeni në një video ASMR, nëse ju ndihmon. Gjithashtu mund të patroni ose gatuani, por çdo gjë duke e bërë ngadalë, duke vënë re çdo detaj.

“Mund të meditoi edhe kur hani ushqimin tuaj. Ju mund ta ktheni pothuajse çdo aktivitet në një seancë medituese duke dëgjuar vërtet shqisat tuaja”.

Duke provuar gjëra të reja

Rains thotë se të bësh diçka që prek kuriozitetin, në krahasim me diçka që është vërtet komode dhe e njohur, “qoftë duke lexuar një libër të ri apo duke parë një film të ri, është një lloj meditimi”.

Duke parë nga dritarja

Përqendrimi te objektet mund të na ndihmojë të dalim nga trafiku i ngarkuar i mendjes, në mënyrë që ta vërejmë dhe ta pranojmë atë, në vend që të përpiqemi ta eliminojmë. Kjo mund të nënkuptojë marrjen e pesë minutave për të admiruar një flakë qiri, ose për të parë nga një dritare.

“Ulu në një stol parku dhe shiko botën të kalojë”.

Duke shkruar

“Mund të ketë raste kur duhet të bëjmë një pushim nga mendimet dhe ndjenjat tona”, thotë Rains, por ka edhe raste kur duhet të dëshmojmë për to.

“Meditimi mund të jetë edhe një shkrim reflektues, duke u ulur me ndjenjat tona”. Shpesh kur njerëzit shkruajnë, ata do të gjykojnë dhe mendimet e tyre ndërhyjnë në zërin e tyre.

Duke shkuar në kinema

Ju mund të argumentoni se kjo është një përpjekje shumë pasive, duke u ulur dhe duke parë një film. Por ndërsa jeni të mahnitur nga filmi, mund të merrni një pushim nga mendja juaj dhe mund të shfaqen mundësi për të mësuar të ridrejtoni mendimet tuaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë