Nga puthjet e para te krijimi i fantazmave, takimi mund të jetë një fushë e minuar për të rinjtë. Ja se si të keni një romancë të lumtur dhe të shëndetshme.
Merrini gjërat ngadalë.
Marrëdhëniet me adoleshentët shpesh fillojnë në internet, kështu që si të përparoni drejt një takimi në botën reale? Hapi i parë është ta bëni bisedën tuaj më kuptimplote, thotë Charlene Douglas, një trajnere e intimitetit dhe edukatore e shëndetit seksual.
“Online, të rinjtë mund të flasin për orë të tëra, ndaj përpiquni ta vazhdoni bisedën. Në vend që të flisni vetëm për të famshmit, ose kush tha çfarë në shkollë, kthejini ato situata në atë që keni të përbashkët,” shtoi ajo.
Më pas prezantoni mesazhet zanore dhe thirrjet video, “për të parë nëse ju pëlqen vërtet atmosfera e një personi dhe për të kontrolluar nëse profili është real”, thotë Hardeep Dhadda, prezantuese e emisionit në radio të marrëdhënieve “Thank You, Next”. Bashkë prezantuesja e saj, Raj Pander, sugjeron të shikoni diçka në të njëjtën kohë në Netflix.
“Sapo ta dini se ju pëlqen dhe i besoni mjaftueshëm këtij personi për të shkuar në një takim në jetën reale mund ta ftoni për të dalë,” shton ajo.
Vendos sigurinë në radhë të parë.
Sigurohuni që ata janë ata që thonë se janë (Pander sugjeron të kontrolloni fotot e etiketuara në Instagram) dhe takoheni në një vend publik, duke i treguar dikujt tjetër të besuar se kur dhe ku po takoheni.
“Jo të gjithë janë vrasës serialë, por është praktikë e mirë të silleni sikur mund të ishin,” thotë Pander.
Menaxhoni emocionet.
Fluturat në barkun tuaj? Rrahje zemre?
“Është normale të ndihesh kështu. Thjesht thuaj personit tjetër që je nervoz, sepse të garantoj se edhe ai do të jetë gjithashtu,” thotë Chloe Goddard McLoughlin, një psikoterapiste dhe këshilltare për marrëdhënie.

Bëhu llafazan.
“Përpiquni të keni komunikim përtej emocioneve dhe të flisni për gjërat që ju apasionojnë, pasi kur e bëni këtë, jepni të gjithë energjinë tuaj”, thotë Douglas.
Duhet të dini edhe si të përfundoni një takim.
“Ji i sjellshëm. Kini parasysh ndjenjat e tyre, pasi mund të jenë duke kaluar kohën më të mirë ndonjëherë,” thotë Dhadda.
Ndërsa Pander shprehet se duhet t’i thonë q u argëtuat por duhet të largoheni sepse keni diçka tjetër për të bërë.
“Nëse ata dërgojnë mesazh duke kërkuar të takohen përsëri, jini të sinqertë por të respektueshëm. Mund t’i thoni se është një person i mrekullueshëm, por thjesht nuk përshtateni,”shton Douglas.
Mos u sforconi për të dhënë puthjen tuaj të parë.
“Është pjesë e mitologjisë sonë kulturore që puthja e parë është më e mira, por për shumicën e njerëzve është normale pa asnjë veçanti, kështu që mos u lodhni”, thotë Goddard McLoughlin.
Sipas këshilltareve, një puthje duhet të ndodhë vetëm kur të dy jeni rehat dhe keni dhënë pëlqimin.
Mendoni se kur t’i bëni gjërat zyrtare.
Kur ta ndryshoni statusin tuaj ose kur duhet të përditësoni foton e profilit me një “selfie” të lezetshme në çift? Për Pander, pasi të jeni të sigurt se ju pëlqen dhe i besoni personit, mund të pyesni se çfarë mendojnë ai/ajo për t’i zyrtarizuar gjërat.
Kryeni marrëdhënie seksuale kur të jeni gati.
“Së pari, mësoni faktet rreth seksit, intimitetit dhe kënaqësisë,” thotë Douglas. Ajo shpjegon se duhet të flisni me një anëtar të familjes më të madh dhe të besuar.
“Shumë vajza në kohën time mendonin se duhej të humbnin virgjërinë në ditëlindjen e tyre të 16-të. Ndonjëherë ato pendoheshin sepse nuk ishin kënaqur ose ndiheshin të përdorura. Mos harroni mjetet mbrojtëse,” kujton Douglas.
Mësoni si të rrisni besimin tuaj.
Ekspertët thonë se gjysma e 11-16-vjeçarëve shqetësohen shpesh për pamjen e tyre, por këshillojnë që të përpiqeni ta zhvendosni fokusin tuaj.
“Imagjinoni versionin më të sigurt të vetes. Mendoni se si qëndroni, lëvizni dhe ndiheni kur jeni të relaksuar dhe të sigurt në vetvete dhe imitoni këtë. Kur shikojmë dikë, ne e shohim atë në tërësinë e tij”, thotë Natasha Devon, e cila mban fjalime në shkolla dhe universitete mbi shëndetin mendor dhe imazhin e trupit.

Jini të vetëdijshëm për pëlqimin.
“Ju keni të drejtë të thoni jo në çdo moment. Nëse i ke thënë po një puthjeje, ke të drejtë të thuash në mes të rrugës: ‘Dua të ndaloj’. Në mënyrë të ngjashme, nëse ndihesh gati për seks, por kur vjen puna për të, nuk e bën se nuk ndihesh e sigurt përsëri, edhe për këtë duhet të thoni përsëri jo”, shton Douglas.
Mendohuni para se të bëni seks.
Një raport i fundit i Ofsted(përgjegjës për inspektimin e një sërë institucioneve arsimore, duke përfshirë shkollat shtetërore dhe disa shkolla të pavarura në Britani) zbuloi se 80% e vajzave ndihen nën presion për të dërguar imazhe seksuale.
“Sapo dërgoni një foto, nuk mund të kontrolloni se ku shkon, kush e sheh ose nëse është e ndarë. Nëse shpërndahet në internet, mund të qëndrojë atje përgjithmonë, kështu që edhe këto mendojini mirë,” shton Douglas.
Kuptoni se si të trajtoni refuzimin.
Këshillueset shpjegojnë se nëse jeni refuzuar, lejojeni veten ta ndjejë atë dhimbje. Jini pranë njerëzve që janë pozitivë dhe që ju duan dhe bëni një gjë të mirë për veten tuaj çdo ditë.
Mos përdorni pornografi për të edukuar veten.
Hulumtimet e fundit zbuluan se 45% e të rinjve që shikonin pornografi e bënë këtë pjesërisht për të “mësuar” rreth seksit, por këshilluese thonë pornografia nuk është një alternative e mirë për të mësuar rreth marrëdhënieve seksuale.
Nëse keni nevojë për informacion ekspertët e këshillimit, thonë se është më mirë që të shikoni faqe e të edukimit seksual.
Dhe mbani mend, takimi duhet të jetë argëtues…
Bëhet fjalë për takimin me njerëz të ndryshëm, për t’u lidhur me ta dhe për të kuptuar se çfarë ju bën të dalloni.
“Do të ketë biseda, do të ketë të qeshura dhe mund të ketë edhe lot, por përpiquni të largoni çdo presion dhe të argëtoheni,” thotë Pander.
Marrë nga: The Guardian. Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



