Nga Gazeta Si- Kreu i PDK Memli Krasniqi tha pas seancës në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti nuk arriti të marrë votat për të formuar qeverinë e re, se as ai nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë e re.
Krasniqi tha se në këto kushte, duhet të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja.
“Nëse na fton presidentja nesër do na thotë a keni shumicë, jo do i them dhe s’do tentojmë të bëjmë shumicë të re. Kurti s’ka shumicë, por edhe ne partitë e tjera nuk jemi shumicë që duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më parë”, tha ai, duke shtuar se pas zgjedhjeve të ardhme pret rezultat tjetër.
“Sot vota jonë s’ka qenë kundër 400 mijë qytetarëve që kanë votuar Kurtin, por kundër thyerjes së besimit që Kurti i ka bërë besimit të tyre. Kjo flet për Kurtin dhe arrogancën e tij për të bashkëpunuar që e ka sjellë në këtë situatë”, tha Krasniqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



