Kosova

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK

Nga Gazeta ‘SI’ – Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve, Krasniqi e ka dorëzuar dorëheqjen e tij gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PDK-së. Sipas këtyre burimeve, për pak minuta pritet që ai të dalë në një konferencë për media, ku do ta sqarojë vendimin e tij.

Krasniqi ishte zgjedhur në krye të PDK-së më 3 korrik të vitit 2021, me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë — 469 vota pro dhe 7 kundër.

Ai ishte rikonfirmuar në këtë pozitë më 21 qershor 2025, gjatë Konventës së 11-të të përgjithshme të PDK-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë