Nga Gazeta Si – I ftuar në podcast-in Epërsi, ish Shënuesi më i mirë në Superiore dhe sot analist sportiv, Migen Memelli, thekson dobësinë e Kombëtares në prag të ndeshjeve të Tetorit.
Për të është shqetësues fakti i mungesës së golave. Dhe duke pasur parasysh që me Serbinë luajmë për vendin e dytë në grup – “duhet një qasje tjetër ofensive” – thotë Memelli.
Shqipëria luan gjithçka për gjithçka në Leskovac që pret derbin ballkanas për të përcaktuar ndjekësen e Anglisë në rrugën drejt Botërorit amerikan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


