Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA janë takuar ditën e sotme për të folur për situatën politike dhe për tarifat e Amerikës ndaj BE-së.
Sipas raportimeve nga CNN, kur Meloni u pyet nëse BE do të rifillojë tarifat hakmarrëse nëse nuk arrihet marrëveshje, ajo tha se është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës.
Ajo shton se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe liderëve të Evropës.
Meloni tha se ajo nuk mund të bëjë një marrëveshje në emër të Bashkimit Europian, por ajo sugjeroi se mund të shërbejë si një bashkëbiseduese kryesore midis Trump dhe vendeve europiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.