Bota

Meloni s’tërhiqet nga marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë: Do të gjejmë një zgjidhje për çdo pengesë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të vazhdojë.

Pavarësisht vështirësive që ka hasur, ajo thotë se do ta gjejnë një zgjidhje për çdo pengesë.

“Qeveria është e vendosur të çojë përpara protokollin Itali-Shqipëri: ne jemi të vendosur të gjejmë një zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”, tha kryeministrja e Italisë.

“Ne do të ecim përpara “jo vetëm sepse besojmë në protokoll, por edhe sepse pretendojmë të drejtën e politikës për të qeverisur dhe detyrën e politikës për të marrë përgjegjësitë” dhe “për flukset migratore treguesi nga shumica e qytetarëve është shumë i qartë: ata na kërkojnë të ndalojmë imigracionin ilegal që prodhon pasiguri, mungesë integrimi dhe armiku i parë është imigrimi i paligjshëm”, u shpreh Meloni.

Gjatë fjalës së saj, Meloni nënvizoi gjithashtu se “do të jetë e rëndësishme të qartësohen” rregullat për vendet e sigurta” dhe se Gjykata Evropiane e Drejtësisë shmang rrezikun e komprometimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Deklaratat e Melonit u bënë teksa ajo foli në konferencën e prefektëve dhe drejtuesve të policisë italiane mbi udhëzimet për politikat për të luftuar emigracionin e parregullt, në Shkollën e Lartë të Administratës së Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë