Politike

Meloni, javës tjetër në Tiranë, takim me Ramën, do vizitojë edhe kampin e emigrantëve në Shëngjin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, më 5 qershor, raportojnë mediet italiane.

Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë dhe punimet për kampin e emigranteve që do të sistemohen në Shëngjin në kuadër të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që veç takimit me kryeministrin Edi Rama, Meloni të inspektojë dy qëndrat e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës ku kanë nisur punimet prej gati dy muajsh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë