Nga Gazeta ‘Si’- Një ditë pasi ushtria vrau një nga figurat më të fuqishme të krimit në vend, bilanci i viktimave dhe përshkallëzimi i dhunës kanë tronditur thellë Meksikën.
Sipas autoriteteve, më shumë se 70 persona humbën jetën gjatë operacionit për kapjen e Nemesio Oseguera Cervantes dhe në përplasjet që pasuan.
I njohur si “El Mencho”, ai ishte lideri i kartelit të Gjeneratës së Re në Jalisco, një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, me aktivitet të gjerë në trafikun e fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.
Numri i të vdekurve përfshin efektivë të forcave të sigurisë, anëtarë të dyshuar të kartelit dhe persona të tjerë, për të cilët rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota për shumicën e rasteve.
Sipas raportimeve zyrtare:
U vranë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare meksikane u vranë
– Rreth 30 të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale u vranë në Jalisco
– Katër të tjerë humbën jetën në shtetin fqinj Michoacán, mes viktimave janë edhe një roje burgu dhe një agjent i prokurorisë së shtetit
Dhuna shpërtheu me intensitet të lartë, ndërsa grupet e armatosura të kartelit reaguan ndaj vrasjes së liderit të tyre duke ngritur mbi 250 barrikada në 20 shtete dhe duke i vënë flakën dhjetëra automjeteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje