Motosport

Mëkatet e Ferrarit, SF-23 po paguan zgjedhjet e sezonit të kaluar

Gazeta Si – Zhvillimet që do të shihen pas një jave në Baku nuk janë pjesë e paketës së modifikimeve për zgjidhjen e problemeve që deri tani e kanë penguar Ferrarin të tregojë potenacialin e makinës SF-23. Plani i zhvillimit do të shihet mes Imolës dhe Montmelò, ndoshta edhe në Majemi sa u takon krahëve.

Në garën e Emilia Romanjës do të debtuojë një version i riparë i pjesës së pasme së SF-23. Bhëet fjalë për një modifikim, që do të mundësojë një administrim më të mirë të lartësisë nga toka të makinës. Pilotët do kenë mundësi për një kontroll më të mirë të pjesëve ekstreme.

Frederik Vaseur me dy drejtues te tjere te Ferrarit. Gazeta Si, 21 prill 2023

Do të rishihet edhe pjesa e efiçencës aerodinamike të makinës. Duke ecur në lartësi më konstante dhe me një qendër presioni aerodinamik më stabël, do të kishte një rritje të ngarkesës së gjeneruar nga fundi. Kjo e fundit duhet të jetë bërë në kohë për garën e Emilia Romanjës, që t’u përgjigjet menjëherë karakteristikave të reja të makinës.

Në Majemi mund t’u paraprihet disa ndryshimeve të makinës, që me shumë mundësi do t’u takojnë krahëve. Në Spanjë pastaj duhet të mbyllet programi i një pune intensive, që u bë i mundur nga anulimi i garës së Kinës. Skuderitë kanë përqendruar gjithë energjitë për planet e zhvillimit të makinave. Një zhvillim që pjesërisht mund të ishte bërë që në nisje për SF-23.

Sipas opinionit dhe disa teknikëve, Ferrari në fillim sezonit u gjet sërish me një makinë, performanca e së cilës rezultoi komplekse. Një pasojë negative kjo e venmdimeve të marra sezonin e shkuar, kur u ndërpre zhvillimi i F1-75. Substancialisht mund të thuhet se në 2022-shin ndoshta strategjia e Ferrarit ishte një paradoks teknik, ndërsa Red Bull-i dominues vazhdoi me zhvillimin e makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë