Shendet

Mekanizmi i placentës që mund të mbrojë fetusin nga Covid-19

Placenta mund të ketë një mënyrë për të mbrojtur veten dhe fetusin nga infeksioni me koronavirus, tregon një studim.
Studiuesit mbikëqyrën 24 gra që lindën midis korrikut 2020 dhe prillit 2021. Tetë prej tyre kishin kaluar Covid-19 si simptomatikë në tremujorin e dytë, tetë ishin të sëmurë nga virusi në tremujorin e tretë dhe tetë nuk ishin infektuar gjatë shtatzënisë.

Kur Covid-19 ndodh në shtatzëni, veçanërisht gjatë tremujorit të tretë, qelizat e placentës dukej se “anashkalojnë” një proteinë sipërfaqësore të quajtur ACE2 që virusi e përdor për të depërtuar në qeliza dhe për t’i infektuar ato.
Gratë që kishin Covid-19 në tremujorin e tretë kishin nivele të larta të një enzime të quajtur ADAM17 që dihet se ndihmon në çlirimin e ACE2 nga sipërfaqja e qelizës, raportuan studiuesit në revistën “The American Journal of Pathology”.
Placenta mund të ndjejë infeksionin e nënës Covid-19 dhe ndoshta duke vendosur këtë mekanizëm për të ndihmuar në largimin e ACE2, parandalimin e SARS-CoV-2 nga pushtimi i placentës dhe kalimi tek fetusi”, tha Elizabeth Taglauer nga Qendra Mjekësore e Bostonit.

Sipas mjekes studimet e mëparshme kanë treguar se qelizat e placentës infektohen vetëm në rreth 7% deri në 20% të shtatzënive ku nëna ka Covid-19.
“Kur virusi hyn disi në placentë, ai rrallë arrin te fetusi”, shtoi ajo.
Ajo shtoi se ekipi po planifikon studime të mëtejshme të “rrugëve mbrojtëse” që mund të mbajnë virusin jashtë qelizave të placentës dhe larg enëve të gjakut të fetusit.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë