Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar për goditjen e shtatë grupeve kriminale, në një megaoperacion i cili zgjati për 20 orë dhe janë ekzekutuar 20 nga 50 urdhër arrestet e lëshuara.
Po ashtu SPAK njofton se gjatë kontrolleve autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë rreth 3 milion euro.
SPAK thekson se karakteristikë e këtyre grupeve kriminale është dhuna e egër gjatë kryerjes së krimeve.
Në fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara.
Një pjesë e tyre ishin të groposura në tokë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ora, florinj, automjete luksoze dhe bizhuteri.
Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka, të cilët kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit si dhe kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.
Gjithashtu ata kontaktuan Emiljano Shullazhin për realizimin e vrasjes se Durim Bamit.
Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martianaj kontakton shtetasin Viktor Imeri cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martianaj.
Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Noka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe Fatmir Hyseni persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinaj dhe Arben Noka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.
Shtetasi Klodian Shahini me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit Preng Gjini.
Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.
28 emrat e zbardhur deri më tani për të cilët janë lëshuar urdhër arreste:
1- Leonard Duka – Arrestuar në Belgjikë
2- Erlis Duka – Në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos
3- Astrit Avdylaj – Në kërkim për sigurim kushtesh për të kryer vrasje
4- Altin Avdylaj – Shijak
5- Valter Bami – Krujë
6- Durim Bami – Në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën
7- Endrit Dokle – Durrës
8- Plarent Dervishaj –Në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit
9- Arben Ndoka, ish-deputeti i PS – Në kërkim, i përmendur në dosjen “Metamorfoza
10- Xhevi Ndoka – vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka
11- Fatmir Hyseni alias Doçja – Fatmir Hyseni alias Doçja në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos dhe atentatin ndaj Inez Hajrullës
12- Albert Zaja, i arrestuar në 2021 dhe i dënuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit
13- Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca
14- Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca
15- Miri Bruli- Shkoder
16- Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë
17 – Ergert Mitri – Polic, ish-drejtori i policisë Lezhe
18- Klodian Shahini – ish punonjës policie kufitare
19 – Altin Morina – Ish efektiv i RENEA-s
20- Marklen Haka -i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale,
21- Arjan Tuku, arrestuar në Itali
22- Denis Meta, arrestuar në Spanjë
23- Naim Stafuka – Fushe Kruje – Arrestuar
24- Samuel Ndoka – nipi i Arben Ndokës
25- Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
26- Santilo Basho- i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg
27- Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames
28- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.